Flash

Ministri i brendshëm italian: Kampi i Gjadrit mund të ndryshojë funksion

Lapsi.al 25 March 2025
Ministri i brendshëm italian: Kampi i Gjadrit mund të ndryshojë

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të ndryshojnë funksionin. Është ministri i brendshëm italian Matteo Piantedosi që tha se nga “qendra të pritjes” së emigrantëve mund të kthehen në “qendra të riatdhesimit” (CPR). I pyetur nga mediat ai bëri një bilanc të çështjes së emigracionit të paligjshëm dhe qendrave ad hoc ltë ngritura në Shqipëri, të dëshiruara fort nga ekzekutivi dhe po aq të kritikuara ashpër nga opozita italiane.

Ai konfirmoi hipotezën e ndryshimit të mënyrës së përdorimit të qendrave shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh. “Ato mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali” – tha ministri i brendshëm italian.

“Riatdhesimet janë një temë që po fiton terren në debatin politik në të gjithë botën, madje edhe jashtë Italisë. Evropa tani po na kërkon ta bëjmë këtë. Më në fund. Të gjithë duhet të jemi të lumtur për këtë" – tha ai.

Sipas tij, ndryshimi i destinacionit të qendrave, jo më të dedikuara për pritjet fillestare të emigrantëve, nuk do të kërkonte investime të mëtejshme, pasi "ato kanë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë është ngritur për këtë funksion.

Funksioni origjinal i qendrave do të ruhet dhe efekti parandalues gjithsesi rritet nga fakti që po rritim riatdhesimet. Sot jemi në +35% krahasuar me vitin e kaluar" – tha ministri.

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri “nuk mund të bëhen CPR sepse CPR brenda tyre tashmë ekziston”, nënvizoi Piantedosi.

"Pra, për ne është vetëm një çështje aktivizimi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se ka një çështje të rikuperimit të vendeve të disponueshme në CPR në territorin italian. Kjo nuk ndryshon funksionin e tyre origjinal, i cili ka shumë qëllime" – tha ministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI