Flash

VIDEO/ Arlind Qori tregon pamjet e selisë modeste të Lëvizjes Bashkë

Lapsi.al 24 March 2025
VIDEO/ Arlind Qori tregon pamjet e selisë modeste të Lëvizjes

Në një kohë kur fushata elektorale është kthyer në një garë kush e kush të bëjë më shumë selfie me militantë të paguar, Arlind Qori ka zgjedhur të ekspozojë… zyrat modeste të Lëvizjes Bashkë.

Në një video të publikuar së fundmi, Qori i tregon publikut selinë e një force politike që pretendon të jetë ndryshe, por mbi të gjitha më e lirë – në të gjitha kuptimet e fjalës. “Kur je pjesë e një ideje që i ka ardhur koha, nuk ka asgjë që mund të të stepë,” thotë ai, ndërsa në sfond një grup të rinjsh janë duke punuar mes mureve që nuk fshehin ndonjë pamje luksi.

Ndërsa PS, PD dhe klonet e tyre të reja derdhin miliona në fushata që duken si reality show politik, Qori kërkon ndihmën e vullnetarëve: të rinj, të moshuar, të lodhur nga një tranzicion që s’ka fund, jo thjesht duke u ofruar një karrige plastike ku të flasin, por edhe duke artikuluar disa mesazhe të qarta politike, që bëjnë dallimin mes videove banale të politikanëve në rrjetet sociale.

Me ose pa vota dhe me shumë pak para, Qori ka zgjedhur të qëndrojë në terren me mesazhe që ndryshe nga të tjerët kanë formësuar një manifest të vërtetë politik, jo thjesht një ambicie shterpë për pushtet. E në këtë mes, edhe zyrat modeste duken si një akt simbolik: më mirë pak para dhe shumë ide, sesa shumë para dhe asnjë ide.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI