Flash

Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë

Lapsi.al 24 March 2025
Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të

Personat me arsim të mesëm zakonisht kanë një zanat ose pajisen me njohuri të forta bazë, që mund të integrohen mirë në tregun e punës, në krahasim me ata që kanë arsim fillor. Por në Shqipëri, forca e punës me arsim të mesëm ka një normë papunësie më të lartë se personat me arsim të lartë dhe ata me arsim bazë.

Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e papunësisë te forca e punës me arsim të mesëm ishte 13.4% në tremujorin e fundit 2024, ndërsa tek ata me arsim 8/9-vjeçar ishte 10.6% dhe tek ata me arsim të lartë 8.4%.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje.

Në nivelin e mesëm arsimor të vendit tonë, arsimi profesional mbetet i pazhvilluar. Kjo degë bën një përgatitje më të fortë për profesionet dhe integrimin më të mirë në tregun e punës.

Në vitin akademik 2023-2024, vetëm 18% e nxënësve në arsimin e mesën ishin në shkollat profesionale. Studimet tregojnë se ata që përfundojnë arsimin profesional kanë norma më të larta punësimi se ata me gjimnaz.

Në BE, shtetet sidomos Gjermania japin stimuj për të integruar nxënësit drejt arsimit profesional dhe tregut të punës. Por në vendin tonë duke qenë se sistemi i arsimit nuk është i lidhur me tregun e punës, ndodh që me rritjen e nivelit arsimor të shtohen vështirësitë për të gjetur punë.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës.

Nga ana tjetër, në qarqet universitare profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë universitetet punojnë në profesion që nuk kërkojnë arsim të lartë, si call center, arkëtar, kamarier etj.

Ekonomia shqiptare ende ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.

Mungesa e vendeve të punës me vlerë të shtuar, që kërkojnë angazhimin e profesionistëve dhe paguajnë mirë, vlerësohet si një nga arsyet se pse ka një emigracion të shtuar të njerëzve të aftë. Këto kushte pengojnë të rinjtë të integrohen në tregun e punës.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6%.

Ky tregues është rritur me 2,0 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe është ulur me 2,4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2024. /MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI