Flash

Imamoglu pasi u la në burg: Kombi do i japë një shuplakë të paharruar kësaj qeverie

Lapsi.al 23 March 2025
Imamoglu pasi u la në burg: Kombi do i japë një shuplakë

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u la në burg nën akuzë për korrupsion, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.

Imamoglu, foli për zgjedhjet paraprake duke thënë se pati një pjesëmarrje rekord, duke shtuar se populli do i japë një shuplakë të paharruar qeverisë së Erdoganit.

Postimi: 

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm nga burgu i Silivrit që më gëzon shumë.

Pati një nivel rekord të pjesëmarrjes në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë sonë Republikane Popullore.

15 milionë qytetarë tanë votuan. Dhjetëra miliona njerëz në këtë vend, të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, nga ekonomia e rrënuar, nga paaftësia dhe paligjshmëria, u vërsulën drejt kutive të votimit.

Ato i thanë Erdoganit: “Mjaft është mjaft”.

U dërgoj përshëndetjet e mia miliona njerëzve që bërtasin sonte në Saraçhane dhe në sheshet e vendit tim.

Ajo kuti do të vijë, kombi do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharruar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI