Flash

Tragjedia në Koçan/ Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

Lapsi.al 24 March 2025
Tragjedia në Koçan/ Katër të plagosur në gjendje

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se katër nga 115 pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa në spitalet e vendit, 55 pacientë janë në gjendje të qëndrueshme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, ka theksuar se prioriteti i tij është shërimi i të lënduarve dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Në lidhje me hetimet, janë identifikuar 34 persona si të dyshuar për tragjedinë në Koçan, dhe po priten më shumë informacion rreth ecurisë së hetimeve. Gjithashtu, komunat do të koordinohen për të realizuar inspektime në objektet publike në të gjithë vendin. 24 persona janë vënë në paraburgim, përfshirë tre liderët e Komunës së Koçanit: kryetarin në largim Ljupço Papazov, ish-kryetarët Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, si dhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e paketave të ndihmës për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, gjithashtu theksoi se qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet për familjarët e të lënduarve që po kurohen jashtë vendit.

Një zjarr shpërtheu në klubin e natës “Pulse” në Koçan më 16 mars duke shkaktuar vdekjen e 59 personave dhe ka lënë rreth 200 të tjerë të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur shpejt pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI