Flash

PAMJET/ Arrestohet shqiptari që grabiti recepsionisten e hotelit me pistoletë lodër

Lapsi.al 25 March 2025
PAMJET/ Arrestohet shqiptari që grabiti recepsionisten e hotelit me

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet për grabitje dhe kërcënim. Sipas raportimeve të mediave vendase i riu shqiptar ka kërcënuar recepsionisten e një hoteli me një pistoletë lodër dhe ka grabitur që aty xhiron ditore.

I riu shqiptar i cili është identifikuar nga filmimet e kamerave të hotelit është vënë në pranga nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është autor i disa vjedhjeve të kryera në zonat e Glyfada, Elliniko , Agios Dimitrios dhe Exarcheia.

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, shqiptarit ju gjet dhe ju sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

Gjithashtu raportohet se ndaj 37-vjeçarit ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje dhe armëmbajtje pa leje. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI