Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Dialogu me Kosovën, Vuçiç takon të dërguarin e BE: I shpjegova pozitën e serbëve

Lapsi.al 25 March 2025
Dialogu me Kosovën, Vuçiç takon të dërguarin e BE:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua të martën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Vuçiç përmes një postim në Instagram pas takimit, tha se takimi i tij i parë me të dërguarin e ri për dialogun ishte i hapur dhe i drejtë. Ai ka thënë se e ka njoftuar Sorensenin, i cili javën e kaluar e vizitoi Kosovën për problemet me të cilat ballafaqohen serbët atje.

“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Vuçiç.

Presidenti serb e akuzoi Kosovën se po bën pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut, duke ripërsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve.

Në tetor të vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ia ofruan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova nuk ka pranuar ta themelojë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ta dërgojë këtë draft-statut për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka thënë edhe Sorensenit gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 17 mars.

Të këshilluara

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur t...

19:56

Ilir Meta nxjerr një mesazh audio nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryemin...

16:37

Prokuroria kërkon burg për motrat Berisha

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar....

14:51

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI