Flash

Milorad Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, shfaqet në Izrael

Lapsi.al 25 March 2025
Milorad Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, shfaqet në Izrael

Presidenti i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga ky shtet, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër-arrest. Ai mbrëmë nga Beogradi ka udhëtuar për në Izrael.

Pas zbarkimit në Izrael, Dodik dërgoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.

Avokati i Dodik thotë se vendimi nuk ka ardhur: Ai gjithashtu përmendi “një apelim të mundshëm”.

“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është – nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës", shkroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëri-tjetrin pa kërkuar falje.

"Ashtu si Izraeli mbrohet pa falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku” - shkroi Dodik.

Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme, transmeton

Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur t...

19:56

Ilir Meta nxjerr një mesazh audio nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryemin...

16:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI