Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët

Lapsi.al 25 March 2025
Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se të gjitha partitë politike në Shqipëri, me përjashtim të forcës që ai drejton, marrin financime nga oligarkët. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Qori mohoi kategorikisht mundësinë që Lëvizja Bashkë të bëjë një koalicion qeverisës pas 11 majit cilëndo prej partive në Shqipëri.

I pyetur mbi deklaratat e Berishës që nëse vjen në pushtet do anulohen koncesionet dhe PPP-të, Qori tha se zotime të tilla nuk duhen besuar, pasi PD ka qenë disa herë në pushtet, dhe thjesht po kopjohet programi i Lëvizjes Bashkë.

“Z.Berisha gjithmonë para se të vijnë zgjedhjet kopjon programin e Lëvizjes Bashkë! Merr atë guxim që s’e ka 4 vjet dhe premton gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Berisha ka qenë njëherë në pushtet dhe asokohe ka pasur koncesione, ka pasur PPP. Është e vërtetë që nën qeverisjen Rama këto janë shtuar, e gjithçka ka shkuar keq e më keq, por kjo logjikë ka nisur më herët dhe vazhdon. Partitë e vjetra ndajnë të njëjtën ide, ndajnë të njëjtën frymë, u shërbejnë kryekëput oligarkëve, edhe në këtë sens s’duhen marrë shumë seriozisht se çfarë thonë një muaj para zgjedhjeve. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos ua vënë veshin hajdutëve dhe gënjeshtarëve të vjetër, por të shohin me seriozitet programin e Lëvizjes Bashkë!”

I pyetur nëse ka dijeni për ndonjë skenar bashkëqeverisje PS-PD pas 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë tha:

“S’kam asnjë teori konspirative, jam i fundit që i marr vesh thashethemet, as interesohem për thashetheme, por di të arsyetoj politikisht. Dimë me siguri që Rama dhe Berisha kanë disa interesa bazike të përbashkëta, si psh. fakti që duan të zhdukin institucionet e reja të drejtësisë se po u shtrëngohet litari, dhe e dyta që janë bashkëpunëtorë të ngushtë me oligarkinë ekonomike. Oligarkët i kanë bashkë, urrejtjen për drejtësinë e kanë bashkë.

Çfarë do të ndodhë në rast se asnjë parti s’ka 71 mandate Parlamentin e ardhshëm? Tre janë skenarët e logjikshëm. Partia që del e para dhe i duhen pak deputetë për të bërë shumicën do kërkojë të blejë deputet në merkaton e deputetëve. Po s’eci versioni i blerjes së deputetëve për të siguruar shumicën, alternativa e dytë është që PS dhe PD të lënë mënjanë teatrin 30 e ca vjeçar të grindjes dhe të bashkëqeverisin.

Mund të gjejnë një fasadë, ta quajnë qeveri teknike, Berisha e ka kërkuar para zgjedhjeve qeverinë teknike, Rama ka thënë do hyjmë në BE, kështu që e ndërtojmë një legjendë të bukur, narrativë, që për hatër të atdheut dhe integrimit bëjmë disa vite bashkëqeverisje. Alternativa e tretë që Lëvizja Bashkë do të çojë përpara në Parlamentin e ardhshëm në rast s’e s’ka shumicë do jenë zgjedhjet e reja, derisa të kemi një frymë të re, dhe vërtet një qeverisje të re”.

I pyetur nëse mazhorancës aktuale apo opozitës do t’i duhet qoftë edhe një mandat për të formuar qeverinë, a mund të jetë nga Lëvizja Bashkë, Qori tha:

“Më kollaj do ta gjejnë në Mongoli atë mandat se sa në Lëvizjen Bashkë, te Lëvizja Bashkë s’do kenë vota për asgjë. Ne i konsiderojmë këto parti fund e krye të korruptuara, fund e krye të kapura nga oligarkia, nga njerëz që e kanë vendin në burg. Ne jemi alternativa morale që i ka munguar deri më sot Shqipërisë, përveç se programore. Asnjë parti s’do sigurojë mbështetje për të qeverisur nga Lëvizja Bashkë”.

I pyetur a prisni që oligarkët të kenë kontribut në favor të mazhorancës në këto zgjedhje, Qori tha:

“Ata kanë kontribut në favor të çdo partie, përveç Lëvizjes Bashkë. Çdo parti përveç Lëvizjes Bashkë, shpenzon shuma marramendëse në këtë fushatë, që janë të pajustifikuara me mbështetjen shtetërore, ose të vet anëtarëve. Oligarkët janë të pranishëm në media. Dhe mediat e mëdha të oligarkëve paracaktojnë kohën televizive të çdo partie, mundësojnë financimet e pista të gjithandej. E vetmja parti anti-oligarkike dhe për demokraci të shëndetshme është Lëvizja Bashkë, prandaj ne kemi më pak mjete se të tjerët. Prandaj ne fushatën do ta bëjmë të thjesht në maksimum sa i përket mjeteve dhe të pasur sa i përket ideve”.

Të këshilluara

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur t...

19:56

Ilir Meta nxjerr një mesazh audio nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryemin...

16:37

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI