Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Vrasja e 18-vjeçarit në Voskopojë, austriaku mohon ekspertizën me firmën e tij

Lapsi.al 25 March 2025
Vrasja e 18-vjeçarit në Voskopojë, austriaku mohon

Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2018. Personi që e pa për herë të fundit në jetë Antonion ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Çështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjekësia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë që ka ndodhur me të riun e ndjerë. E vetmja zgjidhje që kjo çështje të zbardhet, u pa dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, i pandikuar nga Mjekësia Ligjore në Shqipëri.

Prokurorja e katërt që hetoi këtë çështje, Vasjana Postoli, e dërgoi kryerjen e një akt-ekspertimi në Austri. Procedura vonoi 2 vjet dhe në 2024-ën, konkluzionet mbërrijnë në Korçë. Rezultati i dokumentit të Prof. Dr. Christian Reiter mbi këtë ngjarje, bazuar në informacionin e dërguar nga Organi i Akuzës në Shqipëri është se 18-vjeçari Antonio Karafili është vetëvrarë, pasi nuk vërtetohet prania e një personi të tretë.

Por prindërit e Antonios së ndjerë kanë dyshime se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriakë mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar. Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron se nuk e ka fare idenë e kësaj çështjeje nga Shqipëria.

Prof.Dr.Christian Reiter: Pse po më merr prapë në telefon?

Kunata e viktimës: Të lutem, se më duhen përgjigje për këtë rast!

Prof.Dr.Christian Reiter: Unë nuk kam fare të bëj me këtë gjë. Nëse mendon se unë jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, okej.

Kunata e viktimës: Po, të lutem, a mundet të më dëgjosh? Të lutem, a mund të më dëgjosh vetëm një sekondë? Pra ty nuk të kujton asgjë Antonio Karafili? Nuk ke asnjë dijeni mbi këtë çështje?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo, nuk di asgjë për këtë.

Kunata e viktimës: Nuk di asgjë për këtë?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo!

Kunata e viktimës: Ok! Shumë faleminderit!

Një tjetër detaj ka të bëjë me mungesën e firmave dhe vulave që mungojnë në fletët e këtij akti. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit./Tvklan.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI