Flash

Rama "hap thesin": Në fund të vitit 2027 mbyllim negociatat me BE-në

Lapsi.al 25 March 2025
Rama "hap thesin": Në fund të vitit 2027 mbyllim negociatat

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi pasditen e kësaj të marte një takim me të rinjtë në Lezhë, ku bëri dhe prezantimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kryeministri Rama u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve që të mbështesin përmes votës së tyre anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa ndër rreshta bëri edhe një lapsus.

Rama tha se të gjithë të rinjtë duhet të mbështesin planin shumë ambicioz të Partisë Socialiste, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027, ndërkohë që jemi në vitin 2025.

"Ftoj masivisht votuesit e rinj të mbështesin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, dhe të mbështesin planin tonë shumë ambicion, të mbylljes së negociatave në fund të 2007-ës",- u shpreh Rama.

Të këshilluara

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur t...

19:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI