Flash

Humb jetën në vendin e punës i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 25 March 2025
Humb jetën në vendin e punës i riu shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Friuli të Italisë ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë.

Viktimë mbeti Daniel Tafa, i cilli punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë. 

I riu ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, sipas La Repubblica. Një prej kolegëve të tij tregoi se si ndodhi ngjarja. "Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, tha ai.

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës. Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI