Flash

Qeveria punësoi 3900 persona në administratën publike në fund të vitit 2024

Lapsi.al 20 March 2025
Qeveria punësoi 3900 persona në administratën publike në

Numri i të punësuarve në administratën publike ka kaluar 184 mijë persona në fund të vitit 2024. Shifrat e raportuara nga INSTAT flasin për një rritje me afro 3900 punësime, rreth 6 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që numri i tyre mund të ketë pësuar ndryshim edhe në muajt e parë të 2025, pak para se qeveria të vendoste në zbatim të Kodit Zgjedhor pezullimin e të gjitha rekrutimeve.

Fryrja e administratës në prag të zgjedhjeve është një fenomen i përsëritur, pasi edhe gjatë viteve të kaluara është vënë re një shtim i pazakontë. Për shembull, në vitin 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona, ose me 4% brenda një viti.

Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike, Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedurë rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës 3 mars. Të dhënat e hershme tregojnë se në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushteti lokal. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI