Flash

Alketa Pere del me version tjetër: S'jam unë ajo që del në përgjime

Lapsi.al 27 June 2024
Alketa Pere del me version tjetër: S'jam unë ajo që del

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një "lajthitje" të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime. Teksa përmendi "3 Alketat" e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin "profesoreshë doktoreshë".

"Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),"-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI