Flash

Në spitalin tonë nuk ka shkelje/ Mjekja: Nuk jam e shkarkuar

Lapsi.al 27 June 2024
Në spitalin tonë nuk ka shkelje/ Mjekja: Nuk jam e shkarkuar

Alketa Pere, e cila është një nga mjeket e akuzuar për skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT, para seancës në gjykatë ka folur për mediat.

Ndër të tjera, Pere tha se nuk është shkarkuar si mjeke dhe se do të vazhdojë të shkojë në Onkologjik.

“Duhet të ndryshojnë strukturën e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur "Rrugëtimi", dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit.

Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët te privati. Unë nuk jam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.

Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet ...

08:18

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI