Flash

Dhunuan dy persona te Liqeni Artificial, në pranga 46-vjeçari, procedohet një tjetër

Lapsi.al 27 June 2024
Dhunuan dy persona te Liqeni Artificial, në pranga 46-vjeçari,

Një sherr me grushte ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Liqenit Artificial. Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet ...

08:18

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI