Flash

Drejtonte mjetin nën efektin e kokainës, në pranga pronari i “Benzit” në Tiranë

Lapsi.al 26 June 2024
Drejtonte mjetin nën efektin e kokainës, në pranga pronari i

Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi drejtonte mjetin nën efektin e kokainës. Gjithashtu dretuesi i mjetit të tipit "Benz" po lëviste me dokumentacion të përfunduar.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI