Flash

Dogji dy automjete të parkuara, arrestohet 34-vjeçari në Cërrik

Lapsi.al 26 June 2024
Dogji dy automjete të parkuara, arrestohet 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga e policisë në Cërrik, sepse dyshohet se dogji dy automjete të parkuara. Ngjarja ka ndodhur më datë 6 mars të këtij viti, në lagjen nr. 1.

Sipas policisë, 34-vjeçari rezulton një shtetas me precedent të mëparshëm penal. Ai ka kryer dënimin për akuzën e tentativës për vrasje.

“Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim 34 vjeç, banues në Cërrik.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI