Flash

Aksion antidrøgë në Tiranë, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 26 June 2024
Aksion antidrøgë në Tiranë, arrestohen 3 persona

Një operacion antidrogë është finalizuar në Tiranë, ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike. Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.

Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar. Në total policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë. Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë të parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 35 vjeç, 23 vjeç, dhe 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi 43 vjeç nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI