Flash

Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur

Lapsi.al 23 June 2024
Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur

Deamishel Hoxha është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë televizive. Në paraqitjen e saj në “Top Arena”, ish-banorja e “BBVA 2” tregoi se ka kryer një operacion delikat në kokë.

“Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël, por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën”, u shpreh Deamishel.

Më tej, shtoi:

“Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam…”.

Ajo gjithashtu ndau me njerëzit një mesazh, duke i nxitur të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore.

“Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot!”.

Të këshilluara

Veprimi i Sean Combs pas akuzave për abuzim

Sean Diddy Combs ka fshirë postimet në Instagramin e tij – duke përfshirë faljen e tij në maj për Cassie Venturën, të cilën ai e publikoi pasi u shfaqën pamjet ...

12:22

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë vendosur të lënë pas konfliktet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram....

22:40

Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott

Travis Scott  është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ndodhi në orën 1:45, pas një debati në një jaht....

16:18

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri. Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e li...

17:48

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI