Flash

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Lapsi.al 21 June 2024
Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë vendosur të lënë pas konfliktet.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram.

Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër, edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku.

Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjithë të mirat”, shkroi Rinori.

Reagimi i tij vjen pas bllokimit të këngës së Tayna-s në t platformat muzikore.

Artistja reagoi ndaj situatës, duke u shprehur: “Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë.

Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punuar kemi harxhuar shumë kohë dhe energji për ta perfeksionuar deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira, ta gjejë veten dhe t’i japë forcë, qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi. Plus, nga ai projekt nuk është marrë asnjë cent. E këtë, e kam bërë veç për ju, publikun tim që më shkruanit çdo ditë për t’u rikthyer”.

Më tej, ajo shtoi: “Është shumë e vështirë të jesh grua në këtë planet, sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj, edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di ç’të them tjetër, veç: “A i luten Zotit këta njerëz?

Të këshilluara

Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott

Travis Scott  është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ndodhi në orën 1:45, pas një debati në një jaht....

16:18

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri. Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e li...

17:48

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI