Flash

Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërzitur nëpër foto

Lapsi.al 21 June 2024
Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërzitur nëpër foto

Ben Affleck ka reaguar rreth një perceptimi që publiku ka për qëndrimin e tij të zemëruar në fotot e paparacëve.

"Unë jam pak i turpshëm," i tha Ben, prezantuesit Kevin Hart gjatë sezonit të katërt të "Peacock's Hart to Heart". "Por, mua gjithashtu nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse njerëzit më shohin dhe më thonë: "Pse ky tipi është gjithmonë i mërzitur?". Sepse dikush del para meje dhe më përplas kamerën në fytyrë për të më bërë foto,” shtoi aktori.

Por, ka edhe një tjetër arsye pse ai shfaqet i mërzitur nëpër fotot e paparacëve. Ben kërkon që të mbrojë me çdo kusht familjen, e sidomos fëmijët që ai ka me ish-partneren Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Samuel, si edhe dy binjakët e Jennifer Lopez Max dhe Emme.

“Kjo situatë më ndodh edhe kur jam me fëmijët e mi dhe paparacët më bëjnë foto,” vijoi Ben. "Në fakt, unë nuk e dua këtë gjë. Njerëzit mund të më bëjnë foto kur jam në një club, në një premierë filmi, me gruan time duke ecur, por jo kudo”.

Të këshilluara

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri. Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e li...

17:48

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë artisti,  përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. “Dora...

21:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI