Flash

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Lapsi.al 20 June 2024
Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri.

Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e lindjes së Nelly-t në St. Louis County, Missouri. TMZ ishte i pari që raportoi se këngëtarja dhe reperi  – të cilët aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku dhe shpallën fejesën e tyre në prill – në fakt janë martuar prej muajsh.

ET kohët e fundit foli ekskluzivisht me aktoren e John Tucker Must Die për të gjitha gjërat emocionuese që po ndodhin në jetën e tyre, duke përfshirë planifikimin e dasmës  dhe mënyrën se si Nelly i propozoi.

"Ishte thjesht një moment kaq i bukur, intim," tha ajo për ET, duke shtuar se ndodhi teksa ata po shikonin TV."

"Unë qava. I dhashë përqafimin dhe puthjen më të madhe ndonjëherë", përshkroi ajo momentin. "Mora me video call të gjithë që njoh... isha e gëzuar, e befasuar dhe elumtur."

Ashanti i tha gjithashtu ET se ata planifikojnë që ajo të lindë të voglin e tyre përpara se të zhvillojë një martesë të madhe me familjen dhe miqtë.

Është një moment i gëzuar për çiftin, i cili fillimisht u takua në vitet 2000  por u ndanë në vitin 2013 pas disa vitesh së bashku. Sa i përket rindezjes së romancës së tyre -- dyshja u panë për herë të parë së bashku vitin e kaluar./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë artisti,  përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. “Dora...

21:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI