Flash

Hailey Bieber zbulon shqetësimin më të madh gjatë shtatzanisë

Lapsi.al 13 June 2024
Hailey Bieber zbulon shqetësimin më të madh gjatë

Hailey Bieber , e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber, u shfaq në rrjetet sociale të mërkurën për të thirrur ndjekësit e saj që nuk e paralajmëruan për një shqetësim të zakonshëm.

“Pra, kush do më thotë diçka për dhimbjen e shpinës?”, shkroi ajo në një foto të saj në Instagram Story.

Themeluesja e Rhode Skin njoftoi shtatzëninë e saj në maj. Çifti prej shumë vitesh ndau lajmin me një video të ëmbël që tregonte ceremoninë e rinovimit të betimit të tyre në Hawaii - ku dukej dhe barku i rrumbullakosur i Hailey. Nëna e ardhshme tani është rreth shtatë muajshe shtatzënë.

Dyshja u martuan në shtator 2018. Vitin pasues, një burim i tha ET se Justin "gjithmonë donte të ishte një baba i ri".

"Prindërit e Justin ishin të rinj kur ai erdhi në jetë," tha burimi i ET për Pattie Mallette dhe Jeremy Bieber, të cilët të dy ishin 18 vjeç kur lindi Justin. “Ai e ka dashur gjithmonë lidhjen që kanë dhe se si është më shumë një miqësi”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperja Enchanting

Reperja Enchanting ka ndërruar jetë në moshën  26 vjeçare. Të martën, themeluesi i 1017 Records  konfirmoi lajmin përmes mediave sociale. "Shumë i trishtu...

15:18

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI