Flash

Jennifer Aniston zbulon detaje rreth projektit të ri

Lapsi.al 12 June 2024
Jennifer Aniston zbulon detaje rreth projektit të ri

Jennifer Aniston zbuloi së fundmi se ka shkruar një libër të dedikuar për fëmijë me titullin “Clydeo Takes a Bite Out of Life”.

Përmes rrjetit social, Instagram, Aniston publikoi një video ku iu bashkua edhe qeni i animuar me të njëjtin emër, të cilin ajo e ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale në vitin 2021.

“Kur vendosa të bashkohem me 'Invisible Universe' për të sjellë në jetë Clydeo, nuk mund ta imagjinoja kurrë se sa gëzim do të sillte ai për njerëzit dhe vogëlushët,” u shpreh aktorja.

Përveç leximit argëtues për fëmijët, seritë e Clydeo-s do të përfshijnë edhe një libër gatimi dhe dy libra të tjerë për vogëlushët, që janë ende fillestarë në lexim. Libri  do publikohet në 1 tetor të këtij viti dhe thuhet se është i pari në serinë e katër librave që aktorja do të lançojë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperja Enchanting

Reperja Enchanting ka ndërruar jetë në moshën  26 vjeçare. Të martën, themeluesi i 1017 Records  konfirmoi lajmin përmes mediave sociale. "Shumë i trishtu...

15:18

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI