Flash

Babai i ish-partneres së Diddy-t reagon pas videos virale

Lapsi.al 11 June 2024
Babai i ish-partneres së Diddy-t reagon pas videos virale

Babai i Kim Porter, ish-partneres së Diddy, ka reaguar për rastin ndaj reperit i cili akuzohet se ka abuzuar fizikisht me disa gra, si dhe për sulm seksual ndaj tyre.

Duke folur për Rolling Stone, babai i  Porter tha ka mbetur i shokuar dhe i tronditur kur ka parë gjithasjtu videon e dhunës ndaj Cassie.

Të dy ishin në një lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2007 dhe siç raporton babai i saj, ai vetë nuk e kishte parë asnjëherë reperin ta trajtonte kështu vajzën e tij.

“Mund të thuash se u mërzita kur pashë videon. Unë nuk do ta trajtoja armikun tim kështu. Ai ishte i neveritshëm, nuk mund ta besoja. Unë isha në ushtri në Vietnam. As atëherë, nuk do t’ia bëja këtë armikut tim,” tha ai.

Kur u pyet më pas nëse ajo kishte menduar ndonjëherë se Diddy mund të kishte abuzuar me vajzën e tij, ai u përgjigj: “Jo. Unë kurrë nuk kam parë asgjë në këtë masë. Por kjo video më bëri të habitem”.

Më tej ai shtoi se kishte një pikëpamje shumë të ndryshme për marrëdhënien e vajzës së tij me reperin, por kjo video i dha atij një pamje tjetër.

“Nuk e mendoja se mund të shkonte kaq poshtë.Unë nuk do ta bëja këtë, as me një qen. Zemra ime është me Cassie-n”.

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI