Flash

Largohu nga unë!”: Lana Del Ray përplaset me paparacët në Paris

Lapsi.al 10 June 2024
Largohu nga unë!”: Lana Del Ray përplaset me paparacët

Lana Del Rey humbi qetësinë në Paris  kur pa njerëz që e ndiqnin rreth qytetit të dashurisë.

Këngëtarja e "Summertime Sadness" mund të shihet në një video virale duke dalë nga një dyqan dhe duke u shfaqur e befasuar kur sheh një person duke e regjistruar. "Mos", thotë ajo përpara se të përpiqet t'i rrëmbejë telefonin nga dora personit.

Del Rey më pas nxehet edhe më shumë në një video të veçantë, në të cilën ajo përballet me një grup më të madh njerëzish, duke thënë: “Më ndoqët mua dhe familjen time! … Ik prej meje!"

Këngëtarja e "Don't Call Me Angel" më pas fillon të largohet, por kthehet për të thënë: "Oh, me të vërtetë mendon se nuk duhet të shqetësohem? Mos më ndiq! Mos më ndiq!”

Kur një person tjetër në grup duket se përpiqet të qetësojë situatën, Del Rey ia kthen menjëherë, "Jam e mërzitur" përpara se të përsërisë: "Mos i lini të më ndjekin".

Pasi videot u shfaqën në internet, Del Rey shpjegoi situatën përmes Instagramit: “Këto idiotë në fakt më thanë se do të modifikonin fotot për të më bërë të dukesha keq pasi u grindëm”. Ajo gjithashtu pretendoi se grupi ishte "përndjekës".

Të këshilluara

Lista e fituesve të Daytime Emmy Awards 2024

Çmimet e 51-të vjetore Daytime Emmy nderuan më të mirët në TV, duke përfshirë emisione, telenovela, programe udhëtimi dhe kulinarie dhe më shumë. Dick Van Dy...

12:58

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI