Flash

Joe Jonas nxit aludimet për një romancë të re dashurie

Lapsi.al 11 June 2024
Joe Jonas nxit aludimet për një romancë të re dashurie

Joe Jonas duket se ka nisur një romancë të re dashurie pas ndarjes nga Stormi Bree.

Këngëtari i Jonas Brothers, 34 vjeç, u pa së fundmi  me një grua misterioze teksa po pushonte në Athinë të Greqisë. Në fotot e marra nga TMZ, dyshja u fotografua  duke u përqafuar dhe mbajtur për dore.

Dalja  vjen vetëm një javë pasi një burim konfirmoi për ET se Joe ishte beqar pas ndarjes së tij nga Bree, 33. "Joe Jonas dhe Stormi Bree nuk janë më bashkë," tha burimi për ET. "Ka kaluar pak kohë që kur u ndanë."

Këngëtari i  "Sucker" dhe modelja, e cila gjithashtu njihet si Stormi Henley, ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në janar, kur u panë së bashku në Cabo San Lucas, Meksikë, gjatë festës së Vitit të Ri. Në mars, dyshja i zyrtarizoi gjërat me një puthje ndërsa kalonin kohë së bashku në Australi, ku Joe u nis në turne me vëllezërit e tij, Kevin dhe Nick.

Gjatë romancës së tyre të shkurtër, dyshja nuk bënë asnjë konfirmim në rrjetet sociale. Megjithatë, fansat vunë re se Joe dhe Bree shpesh postonin foto nga i njëjti vend. Bree dhe vajza e saj 6-vjeçare, Gravity, të cilën e ndan me ish-in Lucky Blue Smith, u shfaqën së bashku me gruan e Nick, Priyanka Chopra, dhe vajzën e tyre, Malti, gjatë një takimi në shkurt.

Joe filloi lidhjen e tij me Bree katër muaj pasi ai bëri kërkesë për divorc nga Sophie Turner. Turner, 28 vjeç dhe Jonas u martuan në vitin 2019 në një martesë të improvizuar në Las Vegas. Ai paraqiti kërkesë për divorc në shtator 2023 dhe procedurat, duke përfshirë një marrëveshje të përhershme të kujdestarisë, janë ende në vazhdim. Së bashku ata janë prindër të dy vajzave, Willa dhe Delphine.

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI