Flash

Billy Ray Cyrus bën kërkesën për divorc nga artistja

Lapsi.al 11 June 2024
Billy Ray Cyrus bën kërkesën për divorc nga artistja

Billy Ray Cyrus bëri kërkes për divorc nga Firerose  pas më pak se një viti martesë, mund të konfirmojë ET.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga ET, aktori i Hannah Montana dorëzoi dokumentet më 23 maj në Williamson County, Tennessee.

Ai e rendit datën e ndarjes si 22 maj dhe arsyen e zgjidhjes së martesës e ka përmendur si “ndryshime të papajtueshme” dhe “sjellje të papërshtatshme martesore”. TMZ ishte i pari që raportoi për divorcin.

Këngëtari i "Butterfly Fly Away", dhe Firerose  u martuan më 10 tetor 2023 në Franklin, Tennessee. Çifti e shpalli lajmin e në Instagram.

“23/10/23 do të jetë gjithmonë dita më e bukur dhe e gëzueshme që dy shpirtrat tanë u bashkuan në një  martesë të shenjtë”, shkruan ata në postimin, ku shfaqet çifti i përqafuar në një majë mali.

Çifti, i cili u njoh për herë të parë në xhirimet e Hannah Montana, përpara se të bëheshin bashkëpunëtorë muzikorë, u fejuan në gusht të 2022-shit.

Ata folën për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Good Morning America gushtin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ish-gruaja e Billy Ray, Tish, gjithashtu u martua përsëri --  me aktorin e Prison Break, Dominic Purcell.

Kjo do të shënojë divorcin e tretë të tij. Ai ishte martuar më parë me Cindy Smith (1986-1991) dhe më pas me Tish. Ata u martuan në dhjetor 1993 dhe u divorcuan në prill 2022 pas gati tre dekadash martesë.

Billy Ray dhe Tish kanë tre fëmijë - Miley, 31, Braison, 30 dhe Noah, 24. Artisti adoptoi gjithashtu fëmijët e Tish, Brandi, 37, dhe Trace, 35 vjeç./Lapsi.al

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI