Flash

Ariana Grande thyen heshtjen për dokumentarin "Quiet on Set"

Lapsi.al 12 June 2024
Ariana Grande thyen heshtjen për dokumentarin "Quiet on Set"

Ariana Grande tha se është "e mërzitur" për aludimet e bëra gjatë kohës së saj në Nickelodeon pas publikimit të dokumentarit, "Quiet on Set".

"Mendoj se kishim disa kujtime shumë të veçanta dhe ndihemi kaq të privilegjuar që patëm mundësinë të krijojmë ato role dhe të bëheshim pjesë e diçkaje që ishte kaq e veçantë për shumë fëmijë të vegjël," tha arrtistja në  podcastin "Podcrushed" të Penn Badgley të mërkurën.

Megjithëse Grande nuk e përmendi drejtpërdrejt dokumentin, i cili zbuloi kulturën toksike pas disa prej shfaqjeve më ikonike të Nickelodeon, ajo tha se ka qenë "shkatërruese" të dëgjosh histori nga ish-aktorët, të cilëve u referohet si "të mbijetuar".

"Unë mendoj se mjedisi duhet të bëhet më i sigurt nëse fëmijët do të aktrojnë dhe mendoj se duhet të ketë terapistë," tha ajo.

“Unë mendoj se prindërit duhet të lejohen të jenë kudo që duan të jenë, dhe mendoj jo vetëm në grupet e fëmijëve. Nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë, ose muzikë, ose ndonjë gjë në këtë nivel ekspozimi, duhet të ketë në kontratë diçka në lidhje me terapinë që është e detyrueshme dy herë në javë ose tre herë në javë.

Pas transmetimit të "Quiet on Set" në mars, disa nga klipet e aktrimit të Ariana nga "Victorious" u bënë virale, me disa fansa që akuzuan rrjetin për "seksualizimin" e adoleshentes së atëhershme.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperja Enchanting

Reperja Enchanting ka ndërruar jetë në moshën  26 vjeçare. Të martën, themeluesi i 1017 Records  konfirmoi lajmin përmes mediave sociale. "Shumë i trishtu...

15:18

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI