Flash

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Hetime intensive, paratë nuk shkojnë për pronarët

Lapsi.al 22 May 2024
Inceneratori i Tiranës, Dumani: Hetime intensive, paratë nuk

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet në Komisionin e Ligjeve për Inceneratorin e Tiranës. Dumani tha se për këtë çështje po bëhen hetime intensive. Ai tha se paratë nuk shkojnë për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Që nga muaji gusht është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani.

Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro). Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46