Flash

Altin Dumani raporton te Komisioni i Ligjeve: Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro

Lapsi.al 22 May 2024
Altin Dumani raporton te Komisioni i Ligjeve: Janë sekuestruar pasuri me

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani po raporton në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve për punën vjetore të SPAK.

Dumani tha se SPAK ka treguar përmirësim të punës krahasuar me një vit më parë. Ai tha se gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, dhe 38 kërkesa me natyrë korruptive. Gjithashtu raportoi se janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro.

Ndër të tjera, kryeprokurori foli edhe për bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, ku tha se përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK.

Dumani: SPAK si ekip ka treguar se ka një përmirësim të punës krahasuar si një vit më parë. Në këto shifra gjendet puna, mundi dhe profesionalizmi i 18 prokurorëve dhe stafit tjetër. E gjithë trupa e SPAK ka hetuar 863 materiale nga e cila është vendosur mosfillimi i procediemit penal për 113 penale. Janë hetuar 750 procedime nga të cilat janë mbartur 451 procedime. Janë regjistruar 299 procedime të reja Janë dërguar në gjykatë 53 kërkesa me 296 të pandehur. 11 kërkesa për gjykim me 109 të pandehur për krim të organizuar dhe 38 kërkesa për gjykim me 142 të pandehur për korrupsion.

Për 29 procedime panel është paraqitur kërkesë për pushim. Është vendosur pezullimi i hetimeve për 24 procedime penale. Nga 575 persona në hetim 457 prej tyre janë hetuar me masë sigurimi, ndërsa 118 persona në hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Jemi prokurorë por në asnjë rrethane nuk jemi inkuizitorë. Detyra jonë është të hetojmë, të mbledhim prova dhe të akuzojmë. Duke pasur parasysh shumë mirë se shumë nga subjektet tona janë zyrtarë që përfaqësojnë shtetin shqiptar.

Shifrat janë kokëforte, paçka se e jetojmë krimin e organizuar, sot ndër më të fuqishmit në botë masa arrest me burg me kërkesat tona zë vetëm 49 % të totalit për të cilat është kërkuar ose jo një masë sigurimi. Numri total i të paraburgosurve është 2817, dhe vetëm 237 të paraburgosur janë për llogari të SPAK. Pra zënë vetëm 8.5%. E përsëris që ky numër është më pak se 9% e totalit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.1 lekë dhe do shitet m...

08:07

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46