Flash

Minatori humbi jetën, arrestohet administratori i minierës në Martanesh

Lapsi.al 22 May 2024
Minatori humbi jetën, arrestohet administratori i minierës në

Policia ka arrestuar administratori e minierës në Martanesh ku një ditë më parë humbi jetën një minator 29-vjeç dhe u plagos rëndë një tjetër.

"Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas. 40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.1 lekë dhe do shitet m...

08:07

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI