Flash

Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis, arrestohet 34-vjeçari në Muriqan

Lapsi.al 18 May 2024
Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Murriqan pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me një sasi kanabisi me vete. Bëhet me dije se nga kontrollet e kryera në makinën e 34-vjeçari me iniciale V.T u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla. Gjithashtu janë sekuesturar lënda narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46