Flash

Samiti në Malin e Zi/ Kurti: BE të kontrollojë progresin e reformave në vendet e Ballkanit

Lapsi.al 16 May 2024
Samiti në Malin e Zi/ Kurti: BE të kontrollojë progresin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, ndër të tjera tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve. Kurti i përcolli edhe një mesazh BE-së, duke e ftuar që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

"Kosova e përkushtuar për vlerat demokratike, vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve dhe teksa jemi mbledhur këtu për te diskutuar rrugën tonë drejt Evropës, progresi i Kosovës duhet të njihet.

Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE mbështet vendet që promovojnë pluralizmin politik dhe sundimin e ligjit, atëhere do të jenë vetë qytetarët që do të udhëheqin ndryshimin.

Nëse do të kem një mesazh që do ti përcillja BE është të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

Me lejoni t’ju adresohem për progresin që kemi bërë. Për Kosovën plani i rritjes përfaqëson një mundësi të re për t’u bashkuar me tregun e përbashkët.Përmbushja e reformave është thuajse e përfunduar. Ne kemi vepruar në përputhje me veprimet e BE-së", u shpreh Kurti.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.1 lekë dhe do të shitet me 100.8 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.1 lekë dhe do shitet...

08:16

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kth...

07:48

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46