Flash

Meta shpërthen ndaj Dumanit: Ke çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria

Lapsi.al 17 April 2024
Meta shpërthen ndaj Dumanit: Ke çuar edhe njerëz të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Në këtë konferencë Meta ka folur sërish në lidhje me deklatat e lëshuara ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se u kërkon ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. Ai më tej shtoi se në SPAK ka prokurorë qe luftojnë krimin. Gjithashtu Meta u shpreh se sipas tij Dumani i ka përmendur tre herë emrin dhe i ka çuar njerëz që ti mbsuhin mendjen që te largohet nga Shqipëria.

“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA, mbështes edhe deklaratën e KLP që u krijua nga emërimet e Arta Markut, jua sqarova dje. Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. E kam thënë edhe më parë që në SPAK ka Dum Duman dhe prokurorë që luftojnë krimin.

I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL tia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?

Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali? Edhe nga burgu do ta shpërbej atë celulë kriminale. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë tëh në të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni. Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg që në 1992," tha Meta.

Gjatë fjalës së tij Meta nuk u kursye me akuzat ndërsa i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve. Ai tha se një e katërta e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre.

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano.

Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dal deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Unë kam vetëm ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri dhe do ia kaloj motrës, që ma ka falur zoti dhe që kujdeset për prindërit. Këtu e vë krevatin te selia,” shtoi Meta.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI