Flash

Kurti i prerë për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

Lapsi.al 17 April 2024
Kurti i prerë për Asociacionin: Nuk bëj hapa që

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës tha se "Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE" dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Europës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. “Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive, por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes të tjerash Kurti.

Duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti argumentoi se Kosova ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave të pakicave si pak kush tjetër në botë. Ndërsa për kërkesat e shteteve të QUINT-it, Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”. Kryeministri deklaroi se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë, por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne. I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshillin e Europës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.8 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet...

08:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI