Flash

Vrasja e dy grave në pak ditë, sot ditë zie në Kosovë, flamujt në gjysmështizë

Lapsi.al 17 April 2024
Vrasja e dy grave në pak ditë, sot ditë zie në Kosovë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e sotme, të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara. Në postimin në Facebook, Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Dy gra janë vrarë brenda pak ditësh në Kosovë, një në Ferizaj dhe një në Pejë. Në të dyja rastet të dyshuar të çëstheve janë bashkëshortët. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani dje.

Gjatë ditës së hënë dhjetëra qytetarë marshuan në qendër të Prishtinës duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.8 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet...

08:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI