Flash

Zbulohet gjinia e fëmijës së Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson

Lapsi.al 14 April 2024
Zbulohet gjinia e fëmijës së Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson

Suki Waterhouse ka zbuluar gjininë e foshnjës që solli në jetë me Robert Pattinson vetëm pak javë më parë. Teksa përformonte në Coachella, në 12 prill, këngëtarja zbuloi se ka sjellë në jetë një vajzë.

Në një video të publikuar, Waterhouse thotë: “Nuk e di nëse e keni marrë vesh, por së fundmi kam pasur një ndryshim të madh në jetën time. I dua gratë e mrekullueshme dhe jam me fat që tani kam zonjushën time të bukur, dashurinë e jetës sime”.

Pasi u shfaq lajmi për lindjen e foshnjës, Waterhouse tregoi trupin e saj pas lindjes në një seri selfie të tremujorit të katërt në Instagram në fillim të këtij muaji.

“Periudha pas lindjes ka qenë e mbushur me gëzim,  emocionues, kaq shumë të qeshura, lot, shumë hormone!”  shkruajti ajo. “Jam krenare për gjithçka që ka arritur trupi im dhe krenare për mirësinë dhe hirin që i kam dhënë vetes gjatë kësaj periudhe rikuperimi.”

Suki dhe i dashuri i saj 37-vjeçar, aktori i Twilight, janë së bashku që nga korriku i vitit 2018 dhe e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre tepër private gjatë viteve. Në dhjetor, një burim konfirmoi për ET se ata ishin fejuar pasi People raportoi për herë të parë lajmin.

“Ata janë tepër të lumtur dhe të emocionuar për të ardhmen e tyre së bashku si çift dhe familje”, tha burimi.

 

Të këshilluara

Publikohen fotot e fundit të O.J Simpson

Së fundmi janë publikuar fotot e fundit të O.J. Simpson. Simpson vdiq të mërkurën në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin. Të enjten, familja e ish...

16:38

Ndahet nga jeta O.J Simpson

Orenthal James Simpson, i njohur gjithashtu si O.J. Simpson dhe "The Juice", ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Familja e Simpson e konfirmoi lajmin të e...

19:19

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI