Flash

Ryan Gosling flet për performancën në Oscars: Nuk doja ta bëja

Lapsi.al 12 April 2024
Ryan Gosling flet për performancën në Oscars: Nuk doja ta

Ryan Gosling zbuloi se ai pothuajse nuk performoi këngën e tij virale "I'm Just Ken" në Oscars të këtij viti, por u bind ta bënte këtë për shkak të dashurisë së vajzave të tij për Barbie.

Aktori kanadez, i cili luajti së bashku me Margot Robbie në filmin hit të verës, fillimisht i tha Akademisë se nuk ishte i interesuar për performancën live sepse gjithçka mund të ndodhte.

"100 për qind jo," tha Gosling gjatë paraqitjes së tij të enjten mbrëma në Show Tonight me Jimmy Fallon. "Ka shumë mënyra që mund të shkojnë keq."

Goslin, përfundimisht pranoi të organizonte shfaqjen, të kompletuar me kërcimtarët, muzikantin Mark Ronson dhe një paraqitje surprizë nga kitaristi legjendar i "Guns N' Roses", Slash. Performanca ka mbledhur qindra miliona shikime në mediat sociale, Spotify dhe Apple Music.

Babai i dy fëmijëve më vonë tregoi se çfarë menduan vajzat e tij kur i solli në provat e veshjes për performancën e tij tashmë virale.

"Babai është Ken-ning përsëri," tha Gosling me shaka.Fituesi i Golden Globes ndan dy vajzat me aktoren e "The Place Beyond the Pines", Eva Mendes./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta O.J Simpson

Orenthal James Simpson, i njohur gjithashtu si O.J. Simpson dhe "The Juice", ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Familja e Simpson e konfirmoi lajmin të e...

19:19

Mbreti Charles bën paqe me Meghan dhe Harry?

Mbreti Charles mund të ketë ftuar për pushimet e verës në Angli princin Harry dhe Meghan Markle, në mënyrë që të ribashkohet me nipin dhe mbesën e tij. Ai e ka ...

16:40

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI