Flash

​Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, shpërthimet dëmtojnë një lokal

Lapsi.al 24 December 2022
​Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës,

Situata në veri të vendit vijon të mbetet e brishtë. Tashmë janë bërë dy javë që kur u shfaqën barrikadat duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve si dhe duke detyruar që të mbyllen dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Gjatë kësaj kohe, në vazhdimësi ka pasur shpërthime.

Së fundmi, një femër ka raportuar në polici se lokalit të saj i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Tashmë nuk është asgjë sekret që njerëzit që po qëndrojnë në barrikada janë të armatosur dhe të ardhur nga Serbia dhe Rusia. Kjo është konfirmuar edhe nga media të ndryshme që kanë publikuar video nga barrikadat.

Po ashtu, KosovaPress në vazhdimësi ka raportuar për rrëmbimin e 6 personave të nacionalitetit serb në veri të vendit. Për këtë ishte kërkuar edhe reagimi i shtetit për të mbrojtur qytetarët serbë nga njerëzit me të kaluar kriminale që po veprojnë në veri. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, kanë konfirmuar se janë duke i trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe dy protesta. Një në Rudarë dhe një në Jarinjë por në pjesën e Serbisë. Sipas autoriteteve në Kosovë, plani ishte që të digjet pika kufitare e Jarinjës por Serbia ishte tërhequr më pas nga ky plan.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është akuzuar se po mirëmban barrikadat në veri duke ngjallur edhe panik te qytetarët në atë pjesë të vendit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përsëriti se institucionet e Kosovës kanë kapacitete për të larguar barrikadat në veri por janë duke pritur KFOR-in, megjithëse tha se nuk mund të presin gjatë./KP

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI