Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Parisi përfshihet nga dhunα pas vrαsjes së 3 kurdëve (PAMJET)

Lapsi.al 23 December 2022
Parisi përfshihet nga dhunα pas vrαsjes së 3 kurdëve

Një person i armαtosur hapi zjarr në qendër në Paris duke vrαrë 3 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë. Ai sulmoi një qendër kulturore kurde të komunitetit lokal. Hetimet janë përqendruar tek motivet raciste. I dyshuari, një 69-vjeçar, u arrestua menjëherë. Ai sapo kishte dalë nga burgu.

Ai po qëndronte në qeli pasi sulmoi me shpatë tendat në një kamp emigrantësh në Paris më 8 dhjetor 2021. Nuk ishte e qartë pse ai ishte liruar së fundmi. Kjo pasoi një valë përleshjesh mes policisë dhe një grupi që ishin mbledhur në vendngjarje pas sulmit. Këshilli Demokratik Kurd në Francë i cili drejton qendrën dënoi sulmin me anë të një deklarate të shkurtër.

Protestuesit u panë duke ndezur zjarre në mes të rrugëve dhe duke thyer xhamat e makinave. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin shkoi vetë në vendin e ngjarjes. Ai tha se autori nuk ka asnjë lidhje të njohur me grupet "ultra të djathta".

“Ne po ecnim në rrugë dhe dëgjuam të shtëna armësh. U kthyem dhe pamë njerëz që vraponin”, - tha një dëshmitar. Policia e ka ndaluar të dyshuarin pa rezistencë dhe thuhet se ka gjetur edhe armën e përdorur në sulm. Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi policinë për "guximin". Ai shtoi se komuniteti kurd i kryeqytetit kishte qenë "objektivi i një sulmi të tmerrshëm". Ngjarja vjen pothuajse 10 vjet pas vrasjes së 3 aktivisteve kurde në Paris në janar 2013. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qar...

19:18

Aksident me vdekje në Shkodër-Velipojë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Vikti...

19:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI