Flash

WSJ: Zelensky po bën gati formulën e paqes me 10 pika

Lapsi.al 23 December 2022
WSJ: Zelensky po bën gati formulën e paqes me 10 pika

Administrata e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën gati "formulën e paqes". Sipas “Wall Street Journal” ajo përbën një draft prej 10 pikash. Plani u përmend fillimisht në samitin e G20 në Bali. Të njëjtat burime thonë se Zelensky mund ta paraqesë atë në fund të shkurtit. Në atë kohë mbushet 1 vit nga fillimi i “operacionit special” ushtarak të Rusisë.

WSJ citon diplomatë ukrainas dhe europianë. Sipas mediave, Ukraina po kërkon fillimisht rezultate në fushën e betejës. Kjo për të forcuar pozicionin e saj negociues përpara bisedimeve. Çështja e paqes dhe mënyra se si e sheh Ukraina arritjen e kësaj ishte në krye të agjendës së takimit mes Zelensky dhe Biden të mërkurën në Uashington.

Megjithatë, sipas Washington Post, që citon një zyrtar të lartë anonim amerikan, diskutimi ishte kryesisht "akademik". Kjo pasi SHBA dhe Ukraina besojnë se Rusia nuk është e interesuar për ndonjë negociatë të tillë në këtë pikë. Gjatë fjalës së tij para G20 në Bali, Presidenti Zelensky paraqiti një plan paqeje me 10 pika. Ai kërkonte, ndër të tjera, tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe një shkëmbim të të burgosurve "të gjithë, për të gjithë".

Kremlini, nga ana tjetër, këmbëngul se Kievi duhet të njohë "realitetin në terren" si një parakusht për çdo negociatë paqeje. Në sytë e Moskës, ky realitet përfshin statusin e ri të rajoneve Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye si pjesë të Rusisë.

Zyrtarë perëndimorë të cituar nga Wall Street Journal kishin sugjeruar se Putin po përgatitet të nisë një ofensivë të re në muajt e ardhshëm. Sipas tyre Putin nuk është i interesuar për ndonjë bisedë paqeje përpara se të shohë se si do të shkojnë këto përpjekje. Duke folur për gazetarët të enjten, kreu i shtetit rus tha se “qëllimi i Moskës nuk është të rrisë këtë konflikt ushtarak, por përkundrazi, t'i japë fund kësaj lufte. Kjo është ajo për të cilën ne po përpiqemi dhe do të përpiqemi.” “Në një mënyrë apo tjetër, të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me disa negociata në rrugën diplomatike”, argumentoi Putin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qar...

19:18

Aksident me vdekje në Shkodër-Velipojë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Vikti...

19:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI