Flash

Kishte lidhje intime me gruan e tij, shqiptar i merr jetën italianit

Lapsi.al 23 December 2022
Kishte lidhje intime me gruan e tij, shqiptar i merr jetën italianit

Arrestohet nga policia italiane 47-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e djeshme vrau me thikë Nazzareno Paolo Teti, 52 vjeç, në zonën Via Borghesiana në Romë. Burri dyshohet se ka goditur në qafë viktimën e cila po qëndronte në rrugë dhe më pas ka ikur.

Sipas mediave italiane, motivi i krimit thuhet se është xhelozia e burrit shqiptar për marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar mes gruas së tij dhe viktimës.

Hetimet, të kryera menjëherë pas faktit nga ekipi celular i Romës, falë ndihmës së kamerave dhe dëshmive të drejtpërdrejta, të vërtetuara nga lloje të ndryshme hetimesh dhe gjetjesh, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër.

I dyshuari është vënë në gjurmë në një parking dhe është arrestuar thuajse në mënyrë flagrante, masë për të cilën Prokuroria Publike i kërkon gjyqtarit hetues vërtetimin e saj. Identifikimi i ndodhur kaq shpejt u bë i mundur edhe falë pranisë së madhe të ekipeve të Policisë së Shtetit në zonë, të forcuar pikërisht në kuadër të festës së Krishtlindjeve, sipas indikacioneve të Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qar...

19:18

Aksident me vdekje në Shkodër-Velipojë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Vikti...

19:13

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Shtetasi me iniciale K.F., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rru...

17:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI