Flash

Operacion sekret në burgun e Kretës/ Në filtër 6 qelitë e shqiptarëve

Lapsi.al 23 December 2022
Operacion sekret në burgun e Kretës/ Në filtër 6 qelitë

Mediat greke kanë zbuluar mbajtjen e një operacioni policor në burgje. Protothema shkruan se ai është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes në qelitë e të burgosurve shqiptarë, në burgun e Chania në Kretë. Në operacion kanë marrë pjesë efektivë të policisë si dhe të sigurisë së burgjeve.

Sipas të njëjtave burime, në fokus ishin 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë. Mes tyre ka qenë edhe qelia e Klodian Lekocaj që e cilësojnë si kapo i mafias shqiptare në Greqi.

Operacioni kryesohej nga oficerë me përvojë të Prokurorisë në bashkëpunim me Departamentin e Vrasjeve. Pjesë e grupeve ishin edhe qen zbulues droge. Operacioni u zhvillua në fshehtësi të plotë. Madje nuk ishin njoftuar as autoritetet e burgut. 

“Gjithçka është bërë në mënyrë konfidenciale”, - thekson një oficer i policisë greke për Protothema. “Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në burgjet e Chanias në Kretë kishte vite që nuk kishte ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë” - tha ai.

Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara nëper qeli pritet të ketë një konfirmim nga policia.

Lekocaj është një emër i njohur për disa ngjarje kriminale në shtetin grek, në lidhje me krimet kundër personit dhe në atë të trafikut të drogës. Klodian Lekocaj, së bashku me një shqiptar tjetër, Oldi Dulçe vuajnë dënimin prej disa vitesh në burgun e Koridhalos për disa vepra penale. Klodian Lekocaj së bashku me shqiptarin tjetër u akuzuan si dy porositësit për vrasjen e avokatit grek, ndërsa Mikel Brahimaj ishte në rolin e ekzekutorit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qar...

19:18

Aksident me vdekje në Shkodër-Velipojë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Vikti...

19:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI