Flash

Dhunimi i të miturit shqiptar në Greqi, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë

Lapsi.al 24 December 2022
Dhunimi i të miturit shqiptar në Greqi, zbardhen të tjera detaje

Mediat greke kanë dhënë detaje të tjera sot lidhur me rastin e rëndë të abuzimit të një 15 vjeçari nga tetë shokët e tij të klasës në një lagje të Athinës.

Sipas informacioneve të iefimerida.gr, nga gjashtë të arrestuarit, pesë janë grekë dhe tjetri shqiptar, ndërsa viktima është me origjinë shqiptare. Autorët e dyshuar të mitur ishin shokë si nga shkolla ashtu edhe nga lagjja ku ata jetojnë.

Gjithsej tetë autorët (dy nuk janë arrestuar por janë identifikuar) dyshohet se kanë dhunuar me sende të ndryshme shokun e tyre të klasës në një ndërtesë të braktisur në lagjen e tyre, pranë shtëpive të tyre.

Të njëjtat informacione thonë se akti i rëndë është kryer më shumë se katër herë në një muaj. Në momentin e arrestimit të autorëve, sipas burimeve policore, ata dyshohet se u kanë thënë efektivëve: “E kemi bërë për qejf. S’ishte punë e madhe. E pamë në filma dhe dukej bukur "

Tronditëse është deklarata e dhënë në polici nga 15-vjeçari i cili mbeti viktimë e abuzimit seksual dhe përdhunimit me sende nga shokët e tij të klasës në periferinë perëndimore të Athinës.

“Më goditën me pranga në fytyrë dhe trup, më pas më rrahën dhe disa prej tyre më prekën me gishta. Në atë moment ma mbuluan fytyrën me jastëk që të mos bërtisja dhe të mos dëgjohesha, ndërsa u thashë të ndalonin. Pastaj morën një fshesë, më rrëzuan pantallonat dhe…. Pasi mbaruan, qëndrova pak me ta derisa u qetësova dhe më pas u largova. Në ditët në vijim në shkollë, P. D. më thirri …”, tha 15-vjeçari.

Dhunimi i 15-vjeçarit: Gjashtë arrestime

Burime policore bëjnë me dije se në lidhje me rastin e tmerrshëm tashmë janë arrestuar gjashtë të mitur. Policia raporton se autorët e mitur e kanë dhunuar për një periudhë prej një muaji, nga fillimi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit 2022.

Në posedim të tyre u gjetën celularët me të cilët përjetësuan aktet e tyre të sëmura, hashash, peshore, si dhe sende të tjera që lidhen me rastin.

Njoftimi i Policisë greke

Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës arrestoi gjashtë (6) të mitur në orët e para të ditës së djeshme, të mërkurën, 21 dhjetor 2022, për përdhunim të një të mituri.

Në kurriz të tyre, si dhe në kurriz të dy të miturve të tjerë, të dhënat e të cilëve janë identifikuar, është bërë dosje – sipas rastit – për një bandë që ka dhunuar, si bashkëpunëtor dhe aksesor, pornografi të të miturve si dhe për shkeljen e ligjeve për drogën dhe armët.

Ata akuzohen se i kanë kryer këto vepra të paktën nga fillimi i nëntorit 2022 deri në fillim të dhjetorit 2022, në kurriz të një të mituri.

Në kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore precize, një pako najloni me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi dhe sende të tjera që lidhen me rastin.

Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të bandës vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI