Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Franca nis bojkotin e Katar 2022: Parisi e 7 qytete të tjerë 'anulojnë' Botërorin

Lapsi.al 4 October 2022
Franca  nis bojkotin e Katar 2022: Parisi e 7 qytete të tjerë

Kupa e Botës në Katar po afrohet me shpejtësi dhe më pak se dy muaj nga eventi shtohen polemikat, të bazuara kryesisht në çështjen e të drejtave civile "të shkelura" në Emirate. Shumë vende po miratojnë aksione të bujshme proteste dhe ka edhe nga ata që po i japin jetë një bojkoti të vërtetë. Kështu ndodh në Francë, ku Parisi dhe 7 qytete të tjera janë gati për ta bërë këtë ngjarje të ‘padukshme’.

Parisi dhe 7 qytete të tjera të mëdha në Francë do të bojkotojnë Kupën e Botës të planifikuar për nëntor dhe dhjetor në Katar. Do ta bëjnë në mënyrën e tyre, duke mos instaluar si zakonisht ekrane gjigante. E duke mos hapur zona të tifozëve në rrugë dhe sheshe publike. Kjo është në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe rregullave mjedisore. Këshilltari i kryeqytetit për sportin, Pierre Rabadan, tha: “Nuk bëhet fjalë për krijimin e zonave të transmetimit të ndeshjeve. E kjo për dy arsye. E para, kushtet në të cilat u organizua ky Botëror, si nga pikëpamja mjedisore, ashtu edhe nga ajo sociale. E dyta, është kohore, fakti që zhvillohet në dhjetor”.

KUNDËRSHTITË

Këshilltari Rabadan vazhdon: "Ky model i ngjarjeve të mëdha shkon kundër asaj që Parisi shpreson të organizojë". Marseja, Bordeaux, Nancy dhe Reims i janë bashkuar sot listës së qyteteve franceze që do të refuzojnë, për arsye humanitare dhe ekologjike, të promovojnë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar. Duke ndjekur kështu shembullin e Strasburg dhe Lille. Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, e quajti konkursin një "katastrofë njerëzore dhe mjedisore". Ndërsa kryebashkiaku i Lille Martine Aubry e konsideroi një "marrëzi në lidhje me të drejtat e njeriut, mjedisin dhe sportin".

Ndër arsyet e bojkotit është trajtimi i punëtorëve emigrantë dhe numri i të vdekurve në kantieret e ndërtimit në 8 stadiumet e Botërorit. Nëse numri zyrtar flet për vetëm 3 vdekje, Organizata Botërore e Punës regjistroi në një raport vdekjen e 50 punëtorëve në vitin 2020. 500 të tjerë u plagosën rëndë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI