Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Lazanja speciale e babait të Haaland, sekreti i tregolëshave: “Me siguri vendos diçka të veçantë”

Lapsi.al 4 October 2022
Lazanja speciale e babait të Haaland, sekreti i tregolëshave:

Pas çdo shpërthimi fshihet pothuaj gjithnjë një sekret. Edhe Erling Haaland e ka një të tillë, “italian” madje. E fshihet te lazanja e veçantë e babait të tij Alfie. 17 golat në 10 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat e kanë vënë norvegjezin në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Premier League. Erling tashmë ka pushtuar Manchester Cityn dhe Anglinë. Trigolëshi i tij në derbin me United e ka vendosur atë përfundimisht në zemrat e të gjithë tifozëve të Citizens. E si çdo sulmues, norvegjezi ka sekretet e tij. Duke folur për një transmetues norvegjez 22 vjecari zbuloi se çfarë qendron pas formës së tij të jashtëzakonshme. Surprizë! Është një gatim me makarona, i përgatitur në mënyrë të veçantë nga babai Alfie.

Ai i shënuar në derbin e Manchesterit ishte trigolëshi i tretë radhazi i Erling Haaland në ndeshjet në shtëpi të City. Një rekord, i panumërt, nga një djalosh vetëm 22 vjecar. Performanca e tij e fundit ishte shumë e vështirë për t'u gëlltitur nga rivalët e United, ndryshe nga lazanja e Alfie. Sipas yllit norvegjez, darkat me gatime italiane të të atit janë ato që hedhin karburantin e duhur në motorin e tij të jashtëzakonshëm.

3 LAZANJA…3 TRIGOLËSHA

Duke folur për televizionin Viasat, Haaland rrëfeu sekretin: "Babai im më bëri lazanja para tre ndeshjeve të fundit në shtëpi". Më pas shtoi i gëzuar: “Me siguri i hedh diçka të veçantë!”. Qendërsulmuesi nuk tha se cilët janë përbërësit e përdorur nga babai Alfie. Por nëse rezultatet janë këto (3 trigolësha në 3 ndeshje), ish-futbollistit me siguri do t'i duhet të vazhdojë të bëjë lazanja. Për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI