Flash

Pankina në derbi ‘pika që derdhi gotën’: Cristiano Ronaldo, thyerje përfundimtare me United, ikën në janar

Lapsi.al 4 October 2022
Pankina në derbi ‘pika që derdhi gotën’: Cristiano

Mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United është thyerje përfundimtare dhe portugezi do të largohet nga Anglia në janar. Pika që derdhi gotën ishte pankina në derbin e së dielës, i humbur 6-3 ndaj City. Mediat në të gjithë Anglinë janë të bindur për këtë, duke theksuar se CR7 ka luajtur vetëm 80 minuta në Premier League. Madje nuk ka qenë asnjëherë titullar nga humbja 0-4 me Brentford në fillim të shtatorit.

Pesë herë Topi i Artë në verë bëri gjithçka për të ndryshuar ambjent. Por të gjitha përpjekjet e menaxherit të tij të fuqishëm Jorge Mendes për t’i gjetur një ekip elitar në Evropë, shkuan bosh. Ronaldo dëshiron të luajë sërish në Champions League dhe, për këtë motiv, javë më parë i tha jo ofertës së cmendur dyvjeçare prej 242 milionë eurosh nga Arabia Saudite e Al-Hilal. Por pankina në derbi nuk durohet.

Megjithatë, në vetëm një muaj e gjysmë, marrëdhëniet me teknikun Ten Hag janë përkeqësuar në mënyrë të pariparueshme. E deklaratat e trajnerit holandez për mungesën e aktivizimit të tij me City kanë shkaktuar bujë në Angli. Për më tepër nuk i kanë pëlqyer vetë lojtarit. "nuk e kam aktivizuar për respekt për të dhe karrierën e tij – u justifikua ish-trajneri i Ajax -. Ne ishim 4-1. E Anthony Martial kishte nevojë për disa minuta pas dëmtimit të tij."

Te United tani janë të bindur se gjëja më e mirë për të gjithë është ta lënë CR7 të shkojë. Tani i takon Mendes t’i gjejë fenomenit 37-vjeçar një skuadër që luan në fazën eliminatore të Champions League.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI