Flash

Inzaghi i ka orët e numëruara: portugezi Sousa që la Shqipërinë pa Botëror fotografohet në Milano

Lapsi.al 4 October 2022
Inzaghi i ka orët e numëruara: portugezi Sousa që la

Te Inter është një qetësi, si para stuhisë. Nëse për momentin u duk se teknikut Simone Inzaghi i është dhënë besim, nën rrogoz drejtuesit zikaltër po lëvizin. Rezultatet dhe deklaratat e fundit të trajnerit nuk i kanë pëlqyer presidentit Zhang. E kështu, janë vendosur kontaktet me Paulo Sousa. Portugezi është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar Inzaghi. E sipas asaj që bëhet e ditur, portugezi ka mbërritur në Milano, para ndeshjes me Barcelonën.

“Paulo Sousa u pa mbrëmë në darkë në Milano në një restorant të njohur. Tekniku është vetë-ofruar si një alternativë e mundshme për pankinën e Inter. Klubi po kontakton edhe Dejan Stankovic, ndërsa janë përfolur edhe emra si Claudio Ranieri dhe Walter Zenga. Por këta janë më poshtë në hierarki. Le të shohim nëse është diçka e vërtetë”, shkruan gazetari Marco Barzaghi.

Lexo më tej: “Ku shkoj unë sjell trofe dhe të ardhura”: Inter nuk i dalin llogaritë e irritohet, Inzaghi në ‘fije të perit’

Sousa, ish-futbollisti i Juventus, jo shumë kohë më parë drejtoi Fiorentinën. Portugezi impresionoi në kampionatin italian, duke u thirrur për të marrë pankinën e Polonisë. Ishte ai në pankinë, në ndeshjen vendimtare të fituar 0-1 nga polakët, falë të cilës Shqipëria dështoi të shkonte në playoff të Botërorit të Katarit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI